Site icon Telegrafi

Laporta flet për Lewandowskin dhe De Jongun – thotë se nuk ka marr përgjigje nga Bayern Munich për ofertën drejt polakut

Joan Laporta ka folur për disa çështje në prezantimin e Raphinhas si lojtar i ri Barcelonës, ku u ndal te Robert Lewandowski dhe Frenike de Jong.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me futbollistin brazilian, ai ka thënë se Samba është kthyer në Barcelonë.

Tutje ai u ndal te Robert Lewandowski, i cili tani është objektivi i madh i Barçës në këtë afat kalimtar.

“Ai është një lojtar i Bayern Munichut dhe nuk do të komentoj asgjë sepse do të gaboja. Ne kemi respekt të madh për Bayernin”.

“Ne po punojmë për të bërë një ekip shumë konkurrues. Sot erdhi Raphinha, të cilin e falënderoj që e çoi Barçën përpara. Sa për lojtarët e tjerë, ne kemi bërë atë që duhej të bënim”.

“Lewa? Ne kemi kontaktuar me klubin tjetër (Bayernin). Dhe ne do të shohim se si do të shkojë. Tani kemi respekt për Bayernin. Përgjigja për ofertën nuk ka ardhur ende”, ka deklaruara Laporta.

Tutje ai u pyet edhe për Frenkie De Jong, i cili po kërkohet me ngulm nga Manchester United.

“Ne është e vërtet që jemi të detyruar të shesim De Jongun. Shkuarja e tij në SHBA me ekipin e vendos Xavi”, ka thënë Laporta. /Telegrafi/

Exit mobile version