Site icon Telegrafi

Laporta flet për Araujon dhe Gavin

Joan Laporta ka folur për të ardhmen e Gavit dhe Ronald Araujos gjatë një konference për media.

Dyshja po tregojnë formë të mirë te Barcelona dhe tashmë klubi po punon në kontratat e tyre të reja.

Laporta ka thënë se ata duan që të dy lojtarët të qëndrojnë dhe të japin maksimumin për skuadrën.

Lexo po ashtu Araujo dhe Gavi të gatshëm të rinovojnë kontratat me Barcelonën

“Gjëja më e rëndësishme është për ne që lojtarët më me vlerë të qëndrojnë me ne “, ka thënë fillimisht kreu i klubit katalunas për Barca TV.

“Gavi dhe Araujo janë padyshim shumë të rëndësishëm për ne dhe ne duam që ata të qëndrojnë, ata do të qëndrojnë”, ka shtuar më tej Laporta.

Barcelona po ashtu po punon edhe në kontratën e Dani Alves për t’ia zgjatur edhe për një vit, derisa Adama Traore duhet të punojë edhe më shumë që të bind klubin për transferimin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version