Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur për sulmuesin e Chelseat, Marc Guiu.
I riu u largua nga Barca gjatë verës për te skuadra londineze pas përfundimit të kontratës.
Laporta pranon se klubi katalunas donte që Guiu të qëndronte dhe këmbëngul se do të pendohet për vendimin e tij.
Ai i tha Barca One: “Marc Guiu? Dëgjo, çdo lojtar që dëshiron të largohet nga Barça, dyert janë të hapura për të”.
“Nuk ka vend tjetër si Barça dhe ata do ta kuptojnë më vonë”, ka shtuar më tej ai.
Chelsea pagoi vetëm gjashtë milionë euro për kartonin e lojtarit. /Telegrafi/