Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar se se kontrata e trajnerit të ri, Xavi, është gati për t’u mbyllur.
Xavi Hernández do të jetë trajneri i ardhshëm i FC Barcelonës.
Këtë e kanë shpjeguar Rafa Yuste dhe Mateu Alemany për mediat që janë në Doha dhe këtë e ka konfirmuar edhe Joan Laporta .
Siç mëson gazeta SPORT, në një ngjarje të zhvilluar këtë të premte me Peña Barcelonista de Marín, ku ka qenë i pranishëm edhe Laporta, ai e ka konfirmuar se Xavi do të jetë trajner.
Në radhë të parë, Laporta ka siguruar organizatorët e eventit se “kontrata e Xavit është pranë mbylljes” dhe se ai do të jetë trajner i ri i Barcelonës.
Marrëveshja mes klubit Blaugrana dhe Al-Sadd është arritur; Njoftimi zyrtar do të bëhet kur të gjitha palët të nënshkruajnë kontratat që janë në fazën e hartimit.
Gjashtë vjet e gjysmë pasi i dha fund skenës së tij të suksesshme si lojtar për ekipin, Xavi do të kthehet në Camp Nou për të marrë frenat e ekipit të parë.
Xavi do të ketë shumë punë përpara për të rikthyer një situatë shumë të komplikuar./Telegrafi/