Presidenti i klubit të Barcelonës, Joan Laporta pretendon se mund ta fitojnë trofeun e Ligës së Kampionëve këtë sezon.
Blaugranët kanë pak gjasa të jenë në gjendje të luftojë për titull në La Liga me Real Madridin që kryeson ligën me tetë pikë epërsi ndaj rivalëve të tyre në El Clasico.
Pa Kupën e Mbretit për të konkurruar, fokusi i Barcelonës është në kualifikimin për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe vetë garën e vitit 2024.
Barazimi 1-1 i ndeshjes së parë të 1/8-tës kundër Napolit ishte një rezultat solid për skuadrën e Xavi Hernandez dhe ata janë të sigurt për të kaluar në fazën tjetër.
Real Madridi dhe kampioni në fuqi, Manchester City janë favoritët e fortë për të ngritur trofeun e famshëm në qershor, por Barcelona ka ambicie gjithashtu.
Pavarësisht se ra në fazat e grupeve në 2022 dhe 2023, dhe nuk arriti në finale që nga fitimi i turneut në 2015, Laporta është i sigurt se ekipi i tij do të sfidojë titullin.
“Nuk po e hedhim poshtë peshqirin, do të luftojmë për Ligën e Kampionëve dhe për La Ligën”, ka thënë fillimisht Laporta për Mundo Deportivo.
“Çdo gjë është e mundur. Barça na ka vetëm ne si tifozë të Barcelonës. Forca jonë vjen nga identiteti ynë”.
“Dua që tifozët të jenë në krah të ekipit, trajnerit dhe lojtarëve tanë më shumë se kurrë. Nëse ata shohin që ju nuk dorëzoheni kurrë, as ata nuk do të dorëzohen”, përfundoi presidenti i Barcelonës.
Barcelona pret Napolin në ndeshjen e dytë më 12 mars me datat e mundshme çerekfinale më 9/10 dhe 16/17 prill. /Telegrafi/