Site icon Telegrafi

Laporta i ashpër me Tebasin i cili tha se Barcelona nuk mund të blejë lojtarë: Ai duhet të kujdeset për klubet, jo t’i dëmtojë

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur me shqetësim për deklaratat e fundit të presidentit të La Ligas, Javier Tebas.

Tebas ka folur për situatën ekonomike të Barcelonës dhe mundësinë e tyre për të nënshkruar me lojtarë këtë verë.

Presidenti i Barcelonës i kërkoi presidentit të La Liga -s që të mos bëjë më vlerësime të këtij lloji, pasi po dëmton interesat e klubit.

“Deklaratat e presidentit të La Liga-s se ne nuk mund të nënshkruajmë me një lojtar, më bëjnë t’ia kujtoj se roli i tij është të kujdeset për interesat e La Ligës dhe klubeve të futbollit”.

“Unë do t’i kërkoja atij që të përmbahet nga deklaratat se a mund Barca të nënshkruajë me një lojtar apo jo. Ai po dëmton qartë interesat e FC Barcelonës dhe për më tepër nuk e di nëse i bën këto deklarata vullnetarisht apo jo”.

“Nëse i bën vullnetarisht, është një shenjë e qartë se ai dëshiron të dëmtojë interesat e Barcelonës dhe nëse i bën në mënyrë të pavullnetshme, atëherë ai kërkon protagonizëm. Mendoj se nuk i takon atij”, ka thënë Laporta./Telegrafi/

Exit mobile version