Telegrafi

Lapo Elkann nxit spekulime për rikthimin e Del Pieros te Juve

(Foto: Getty Images)

Lapo Elkann ka nxitur spekulime se ikona e Juventusit, Alessandro Del Piero, mund të kthehet te klubi italian.

Legjenda e futbollit italian pas një mungese të gjatë ishte kthyer për ta ndjekur nga afër skuadrën e tij të zemrës dhe tifozët shpresojnë që të marrë një rol operativ.

Lapo – vëllai i pronarit të Zonjës së Vjetër, John Elkann dhe kushëriri i ish-presidentit Andrea Agnelli – mbështet fuqishëm rikthimin e Del Pieros te Bianconerët.

(Foto: Getty Images)

Kur një tifoz i ka kërkuar që “ta rikthejë ikonën në shtëpi”, ai nuk ka hezituar të reagojë: “Po të mundja, do të ishte ndër të parët që do ta zgjidhja”.

Lexo po ashtu Henry mbështet Del Pieron për tu bërë president i Juventusit: Unë e di se çfarë përfaqëson ai për klubin

Edhe pse është një tifoz i flaktë dhe pjesëtar i familjes që e pronëson Juven, Lapo nuk ka ndonjë rol operativ në klub, madje edhe pas bordit të ri të drejtorëve. /Telegrafi/