Telegrafi

Lapadula tepricë te Milani, do t’i bashkohet Genoas

Pas arritjes së Fabio Borinit, Milani do ta shesë Gianluca Lapadulan te Genoa.

Rossonerët kanë arritur marrëveshje me sulmuesin e Sunderlandit, i cili do të arrijë në Milano të mërkurën mbrëma për ta finalizuar marrëveshjen.

Lexo po ashtu Lojtari i Milanit tregon talentin në piano (Video)

Kjo nënkupton se Lapadula është tepricë dhe sipas faqes së Gianluca Di Marzios, ai do të kalojë te Rossoblutë.

Përfaqësues të Genoas janë takuar me ata të lojtarit dhe janë duke përgatitur një ofertë.

Ndryshe, Lapadula u transferua në San Siro në vitin 2016 nga Pescara. /Telegrafi/