Genoa thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje me vlerë deri në 13 milionë euro për sulmuesin e Milanit, Gianluca Lapadula.
Sipas faqes së internetit të gazetarit të njohur Gianluca Di Marzio, Lapadula do të bashkohet me Genoa për një huazim fillestar, për 2 milionë euro.
Ndërsa, transferimi do të bëhet i përhershme verën e ardhshme për shifrën prej 11 milionë eurove.
Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, 27-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me klubin Rossoblu nga Marassi.
Lapadula arriti në San Siro nga Pescara sezonin e kaluar, por bëri vetëm 12 ndeshje si titullar për Rossonerët, ndërsa shënoi tetë herë. /Telegrafi/