Telegrafi

Lapadula afër zyrtarizimit si lojtar i Genoas

Sulmuesi i Milanit, Gianluca Lapadula thuhet se do të përfundojë transferimin e tij në Genoa nesër (e martë) në mëngjes.

Transferimi i sulmuesit italian do të bëhet me huazim prej dy milionë eurove me një opsion prej 11 milion euro tjera për të blerë përfundimisht.

Lexo po ashtu Lapadula largohet nga Milani, por mbetet në Serie A

Zyrtarizimi i Lapadulas  u shty fillimisht pas kontrolleve mjekësore të shënuara me një problem në thembra.

Megjithatë, Sky raporton sonte (e hënë) se testet e dyta mjekësore tregojnë se nuk ka problem dhe Lapadula duhet të nënshkruajë zyrtarisht më së largu nesër.

Lexo po ashtu Zyrtare: Bertolacci largohet nga Milani, transferohet te Genoa (Foto)

27-vjeçari u bashkua me Rossonerët nga Pescara verën e kaluar, duke shënuar tetë gola dhe duke ofruar tre asistime pavarësisht se luajti si titullar në vetëm 15 ndeshje.

Ai gjithashtu bëri debutimin e tij për Italinë, duke shënuar një het-trik ndaj San Marinos, megjithëse nuk ishte një ndeshje zyrtare e FIFA-s. /Telegrafi/