“Uh” mban titullin kënga e re e Getinjos që është shoqëruar me një videoklip, në të cilin nuk mungojnë skenat e nxehta.
Muzika dhe instrumentali është realizim i Celaya Drums dhe DJ Money, ndërsa ky i fundit e ka bërë edhe miksimin dhe masterizimin.
Për anën vizuale është kujdesur produksioni Ookami Films që e ka xhiruar videoklipin.
Ndërsa, siç ndodh rëndom te reperët, tekstin e ka shkruar vet Getinjo.
Kënga e re e sjell Getoar Aliun (emri i vërtetë i reperit) me një stil muzikor më ndryshe nga që janë mësuar ta dëgjojnë fansat e tij.
“Para Siempre” – bashkëpunimi me vëllanë e tij, Mozzik – është një prej projekteve më të fundit të Getinjos.
Kënga që është realizim i Miksu, Macloud dhe Rzon dhe u lansua me videoklip është pëlqyer nga fansat e dy reperevë. /Telegrafi/