Është publikuar bashkëpunimi i paralajmëruar ndërmjet Rozana Radit dhe Stines.
Kënga e titulluar “Serenata” është kompletuar edhe nga ana vizuale dhe është lansuar së bashku me videoklip.
Gramoz Kozeli e ka bërë muzikën e kësaj kënge, derisa teksitin e ka shkruar vet Rozana.
Edhe për orkestrimin është kujdesur Gramoz Kozeli së bashku me Klajv Kajno, ndërsa Ari Metani e ka bërë koreografinë.
Videoklipi i këngës “Serenata” është xhiruar me regji të Andeta Radit. /Telegrafi/