Azet është ndër rep-artistët shqiptar që për një kohë të shkurtër ka debutuar fuqishëm në tregun muzikor.
Që nga paraqitja e tij e parë, ai ka arritur të grumbulloj mijëra fansa, të cilët e përkrahin vazhdimisht gjatë karrierës së tij.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, reperi ka bërë të ditur se ka lansuar projektin e tij më të ri.
“D&G” titullohet kënga, e cila erdhi në bashkëpunim me artistin Albi.
Për instrumentalin e kësaj të fundit është përkujdesur producenti Lucry, ndërsa për pjesën vizuale Sonan Productions.
Projekti është pritur mjaft mirë nga adhuruesit e muzikës së tyre, ndërsa po merr klikime të shumta në platformën YouTube. /Telegrafi/