Kryeministri në detyrë Albin Kurti pas takimit me shefin e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin dhe zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Xhavit Rexhaj, kanë mbajtur një konferencë për media ku kanë diskutuar për rëndësinë e “Pasaportës mësimore”.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se lansimi i pasaportës mësimore është një program i shkëlqyer për të rinjët.
“UNICEF bënë punë të mirë në monitorimin e të drejtava të fëmijëve tanë. Ne besojmë se përftimet nga këto programe do të jenë të shumta. Lansimi që po bëjmë sot është rezultat i punës së mirë që ka bërë zyra e UNICEF në Kosovë”, ka thënë Kurti.
Kurti ka shtuar se Kosova është zgjedh një nga tre vendet e botës që të nis, të testoj dhe pilotojë iniciativën e pasaportës mësimore.
“Platformë digjitale e cila do të sigurojë se fëmijët dhe të rinjtë vazhdojnë mësimet e tyre në këtë kohë krizë”, tha ai.
E shefi i Zyrës së UNICEF, Murat Sahin u shpreh i lumtur që partneriteti me ekzekutivin në Kosovë ka bërë që në nismën globale pasaporta mësimore të përfshihet edhe Kosova.
Ndërsa, zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Xhavit Rexhaj tha se ky projekt e vendos Kosovën në hartën globale mësimore.
Kjo nismë është bërë bashkërisht me kompaninë Microsoft dhe universitetin Cambrige. Derisa fillimisht do të jetë vetëm faza e pilotimit. /Telegrafi/