Është lansuar bashkëpunimi i paralajmëruar ndërmjet yjeve të BabaStars, Getoar Selimi dhe Onat, me Shaolin Gang të përbërë, nga DJ Blunt dhe Real 1.
Kënga mban titullin “Moti” dhe është shoqëruar me videoklip të xhiruar nga produksioni Imagine Films.
Bigdeal Records qëndron prapa projektit, të cilit ia ka bërë muzikën, ndërsa Getoar Selimi është producent ekzekutiv.
Sa i përket tekstit, atë e kanë shkruar vet reperët, Ghetto Geasy, Onat e Shaolin Gang, secili pjesën e tyre.
Konfirmimin e këtij projekti të përbashkët të reperëve të mirënjohur të skenës shqiptare e kishte bërë kohë më parë për Telegrafin, menaxheri i BabaStars, Dekorim Sahiti.
Ky nuk është bashkëpunimi i parë i Getit me DJ Blunt dhe Real 1, pasi ata në të kaluarën kanë sjellë disa realizime të përbashkëta muzikore.
“A po don kesh”, “Po” e “Jemi qita”, janë disa prej këngëve, në të cilat këta reperë kanë bashkëpunuar në të kaluarën. /Telegrafi/