Reperi 2Ton e ka publikuar këngën e titulluar “Latina”, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Vet Arton Avdyli e ka bërë vijën melodike dhe e ka shkruar tekstin e këngës së re.
Për ‘beat-in’ është kujdesur Redy, derisa projekti është realizuar nga Metro Music.
Ana vizuale i është besuar produksionit N’Pik Creative që e ka xhiruar videoklipin muzikor të “Latina”.
Edhe në projektin e ri, 2Ton i qëndron besnik stilit muzikor që pëlqehet nga fansat e muzikës së tij. /Telegrafi/