Telegrafi

Lansohet “Hajnekena”, dueti i Skivit me Rema Canollin (Video)

“Hajnekena” quhet kënga më e re e Skivit, të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me Rema Canollin.

Kënga është prodhim i Bigdeal Records, të cilët ia kanë realizuar muzikën.

Anën vizuale të këtij projekti e ka realizuar EPICProduction.

“Hajnekena” është pjesë e këngëve që pritet të pëlqehen shumë gjatë kësaj vere.

Kujtojmë se ky videoklip ishte paraparë të lansohej më herët, por Skivi vendosi ta respektojë muajin e shenjt të Ramazanit. /Telegrafi/