Telegrafi

Lansohet fushata “Bashkë kundër COVID-19”

Ministria e Shëndetësisë sot ka bërë lansimin e fushatës “Bashkë kundër COVID-19” e cila synon vetëdijesimin e qytetarëve për parandalimin e COVID-19 dhe përgatitjen për vaksinimin kundër coronavirusit.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se përgjatë një viti Kosova ka humbur shumë, por që përmes kësaj fushate me moton “Bashkë kundër COVID-19” synojnë uljen e rasteve pozitive në vend dhe shkëputjen e zinxhirit të infektimit.

Ndërsa, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Naser Ramadani tha se po fillojnë këtë fushatë që synon informimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve për respektimin e masave anti-COVID dhe përgatitjen për vaksinim që do nisë siç tha ai, së shpejti. /Telegrafi/