Është lansuar episodi i dytë me radhë i serialit televiziv, “O Sa Mirë Kids”, i cili e ka nisur transmetimin nga java e kaluar.
Në episodin e ri, krahas aktorëve të rinj, paraqitet edhe Sasa nga “O Sa Mirë”.
Ky serial është një version i ri nga komedia e shumëpëlqyer televizive, “O Sa Mirë”.
Kujtojmë që pas përfundimit të audicioneve për protagonistët e rinj, u konfirmuar edhe fillimi i serialit që do të pëlqehet në veçanti nga moshat e reja.
Krahas Sasës, në episodin e dytë paraqitet edhe protagonisti tjetër nga “O Sa Mirë”, Llukmani.
Shikuesit do të vazhdojnë të njihen me protagonistët dhe njëherësh të qeshin me humorin e përgatitur nga skenaristët.
Ngjarja natyrisht se është e bazuar në përditshmërinë e fëmijëve tanë dhe jetën e tyre.
Në kanalin zyrtar të “O Sa Mirë Kids” tashmë është publikuar episodi i dytë, të cilin ju ftojmë ta shikoni më poshtë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=5rd1noxo9yQ&feature=youtu.be&fbclid=IwAR0H0UdvJ83Ta1LpsDSQ-oe6Cj6vbQAy_H-9EaEBhA-KCnXIm_z9ywbjpRU