Ka nisur rrugëtimin emisioni më i ri në ekranet televizive të Kosovës që mban titullin “Krejt Ka’pak”.
Kjo e diel (16 shkurt) shënon fillimin e emisionit të parë të programit me karakter argëtues që padyshim se është pritur mirë nga shikuesit.
Katër orë është kohëzgjatja e emisionit që drejtohet nga prezantuesja joshëse, Rina Imeri.
Ky emision zgjat plot katër orë dhe është planifikuar si një program me karakter argëtues i pasdites së të dielave.
Protagonistë të këtij programi kanë qenë yjet e hit serialit komik, “O Sa Mirë”, që ka arritur shikueshmëri të madhe te ne.