Site icon Telegrafi

Lansohet dueti i shumëpritur nga Xhensila Myrtezaj dhe Pirro Çako

Xhensila Myrtezaj dhe Pirro Çako (Foto: Instagram/XhensilaMyrtezaj)

Xhensila Myrtezaj dhe Pirro Çako e kanë publikuar duetin e titulluar “Sekreti im’, të cilin e kanë shoqëruar me videoklip.

Vet kantautori i njohur qëndron prapa kësaj kënge, të cilës ia ka bërë muzikën dhe e ka shkruar tekstin.

Orkestrimin e ka bërë Darko Dimitrov, ndërsa videoklipi është xhiruar në Venecia të Italisë nën drejtimin e Eduart Grishajt.

Është një baladë dashurie që vjen nën interpretim të mrekullueshëm të dy këngëtarëve dhe nuk ka dyshim se do të pëlqehet shumë nga fansat e tyre.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Xhensila Myrtezaj

“’Sekreti im’, nuk është më sekret. Për të gjithë ju, uroj ta pëlqeni këtë bashkëpunim, në të cilin është investuar shumë dashuri edhe shumë art”.

“Rrugët të takojnë me shumë artistë dhe bashkëpunëtorë, por artisti i vërtetë vlerësohet në thjeshtësinë e tij, i tillë është Pirro Çako. Privilegj dhe nder për mua që u finalizua ky projekt, pafundësisht falënderuese për ty Pirro. Vetëm t’i mund të punosh tre vite për një projekt të vetëm dhe uroj t’ia këtë vlejtur”.

“Faleminderit Darko Dimitrov , me profesionalizmin e treguar i dhe dimensionin e duhur këngës. Faleminderit Sellma Kasumoviq dhe Kaci Lleshi që iu përshtatët çdo detaji, çdo ngjyre, çdo bukurie dhe çdo drite të një qyteti si Venecia, të pandashëm nga unë”, ka shkruar mes tjerash Xhensila në një postim në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version