Telegrafi

Lansohet dueti “Puthje” i Sinan Hoxhës dhe Anxhela Peristerit

(Foto: Screenshot/YouTube/SinanHoxha)

Është publikuar bashkëpunimi i paralajmëruar ndërmjet Sinan Hoxhës dhe Anxhela Peristerit.

Kënga e re titullohet “Puthje” dhe vjen e kompletuar me një videoklip veror.

Marsel Gunga dhe 2Step e kanë bërë muzikën e kësaj kënge, derisa 2Step e ka shkruar tekstin, kurse Marseli është kujdesur për orkestrimin.

Gravity Music e ka bërë produksionin, ndërsa për miksimin dhe masterizimin është kujdesur Alban Furtuna.

Për anën vizuale është angazhuar MaxProduction që e ka xhiruar videon muzikore. /Telegrafi/