Telegrafi

Lansohet dueti i Medës me MC Bekën

MC Beka dhe Meda (Foto: YouTube/ArkivaShqip)

Meda dhe MC Beka e kanë lansuar projektin e ri muzikor që mban titullin “1 për krejt”.

Kënga e re e dy këngëtarëve të zhanreve shumë të ndryshme është shoqëruar edhe me videoklip.

Meda dhe MC Beka (Foto: YouTube/ArkivaShqip)

Muzikën e kësaj kënge e ka realizuar producenti Nurteel, ndërsa tekstin e kanë shkruar Ghulo dhe Beka.

Videoja muzikore është përgatitur nga VSM, ndërsa vet MC Beka e ka bërë skenarin dhe regjinë e klipit.

Meda ka publikuar disa kënge gjatë sezonit veror që janë pritur mirë nga fansat e tij.

Bashkëpunimet me Vjollca Haxhiun kanë arritur dëgjueshmëri dhe shikueshmëri të madhe në YouTube.

Ndërkaq, dueti me MC Bekën është mjaft interesant dhe nuk ka dyshim se do ta arrijë suksesin e pritur. /Telegrafi/