Telegrafi

Lansohet “Çuna dhe goca”, projekti i përbashkët i Kastro Zizos, Enedës dhe Robertit

Kastro Zizo, Eneda Tarifa dhe Robert Berisha (Foto: YouTube/ArkivaShqip)

Kastro Zizo, Eneda Tarifa dhe Robert Berisha i kanë bashkuar forcat për realizimin e një projekti të ri muzikor.

Kënga mban titullin “Çuna dhe goca” dhe është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Incizimi është realizuar nga Don Production, gjegjësisht nga Gramoz Kozeli dh DJ Rob.

Lexo po ashtu Lajmet për Robert Berishën

Ndërsa për xhirimin e videoklipit është kujdesur produksioni Pro Video.

“Me të dy unë jam shok shumë i vjetër, përmbi një dekadë. Personi që na mblodhi të tre me krenari e them që jam unë. Jemi tre karaktere të ndryshëm që në final do të sjellim diçka bombastike”.

“Mund të them që kënga është një ripunim i një kënge të vjetër popullore të Shqipërisë se Mesme. Por, ka aq shumë risi…”.

“Si shokë të mirë, jemi mbledhur në një projekt ambicioz”, kishte deklaruar më herët Kastro Zizo në lidhje me këtë bashkëpunim. /Telegrafi/