Site icon Telegrafi

Lansohet bashkëpunimi i radhës i Ghetto Geasyt

Getoar Selimi (Foto: ghettogeasy/Instagram)

“Mori” është titulli i këngës më të re, në të cilën Getoar Selimi është njëri prej bashkëpunëtoreve.

Reperi i njohur i BabaStars ka bashkëpunuar me Florin dhe Brunon, ndërsa projekti i ri është shoqëruar me videoklip.

Geti është i njohur për bashkëpunimet shumë të pëlqyeshme, ashtu që pritet që edhe kënga e re të rezultojë e suksesshme.

https://www.youtube.com/watch?v=P64mbTRr6OI

“Ghetto Geasy” është një prej projekteve të fundit që Getoar Selimi e solli me nofkën MMV, porse ky projekt ishte solo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për GETIN

Kënga u publikua në kanalin e BabaStars në fund të muajit shtator dhe videoja muzikore është shikuar mbi dy milionë herë nga fansat e reperit.

Dueti me Majkun, “Paris Milano”, ka qenë ndër bashkëpunimet e tij të fundit që ka arritur sukses të madh.

Videoklipi i kësaj kënge që u lansua gjatë verës ka arritur afro 35 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version