“Inat” mban emrin kënga më e re që ka ardhur si bashkëpunim ndërmjet Medës dhe reperit Gold AG dhe është realizuar me videoklip.
Arian Agushi e ka shkruar tekstin dhe është kujdesur për muzikën, ndërsa orkestrimin e kanë bërë Chipsi dhe Virusi.
Njëherësh, Nexhat Mujovi është kujdesur edhe për miksimin dhe masterizimin.
Duke qenë se jemi në verë, edhe videoklipi përshtatet pikërisht me këtë sezon.
Është ky një kombinim interesant i dy këngëtarëve që pritet të pëlqehet nga fansat e tyre të shumtë. /Telegrafi/