Raketa më e fuqishme Starship u nis drejt orbitës së Tokës të enjten në një fluturim testues, megjithatë shpërtheu pas disa minutave pas lansimit.
Në momentin kur hyri në orbitë shpërtheu faza e parë e raketës apo përforcuesi me emrin Super Heavy.
Ky përforcues duhej të kthehej përsëri në pikën e lansimit.
“Super Heavy” është faza e parë, ose përforcuesi, i sistemit të lansimit të Starship. Mundësuar nga 33 motorë Raptor që përdorin metan të lëngshëm të nën-ftohur (CH4) dhe oksigjen të lëngshëm (LOX).
Në momentin kur përforcuesi u përpoq të ndahej nga Starshipi, gjërat shkuan keq. Përforcuesi filloi të binte, pastaj shpërtheu dhe u zhduk.
SpaceX e quan këtë një çmontim të shpejtë të paplanifikuar. Por edhe pse kompania donte që ky test të shkonte më tej, ata nuk do ta quajnë këtë një dështim.
Edhe pas këtij defekti, kishte brohoritje në selinë e SpaceX edhe kur raketa u bë tym. Fakti që raketa doli nga toka është një fillim – ata do të vlerësojnë se çfarë shkoi mirë dhe çfarë shkoi keq – dhe më pas do të bëjnë një testim tjetër. /Telegrafi/