“A ki dashni” është titulli i këngës më të re, të cilën e ka publikuar Lani.
Një këngë e zhanrit pop që vjen e shoqëruar edhe nga ana vizuale.
Tekstin e ka shkruar Ghulo, ndërsa kënga është realizuar nga producenti Nurteel.
Projekti është realizim i Bug Production dhe vjen me një videoklip interesant.
Në njoftimin e tij në rrjetet sociale, Lani ka thënë se është kthyer dhe në të ardhmen priten projekte të reja muzikore nga ai.
“Tregojuni miqve tuaj, Lani është kthyer”, shkruan në përshkrimin e videos së publikuar në Instagram.