Sergio Aguero u detyrua të braktiste futbollin në moshën 33-vjeçare pas problemeve me zemër, të cilat nuk e lejuan edhe të shijonte deri në fund eksperiencën e tij me Barcelonën.
Megjithatë, për ish-sulmuesin, shëndeti kishte përparësi dhe tashmë ka nisur një jetë të re, edhe pse nuk mund të qëndroj larg aktiviteteve sportive.
Së fundmi, Aguero ka treguar për ditët e para kur u shtrua në spital dhe për momentin kur e kuptoi se bëhej fjalë për diçka serioze.
“Kur më ndodhën në fillim problemet nuk e mora seriozisht, mendova se ishte diçka kalimtare dhe se do të bëhesha mirë”, ka deklaruar fillimisht argjentinasi.
“Por, kur shkova në spital dhe më lanë në një dhomë të mbushur me monitorë, kuptova se bëhej fjalë për diçka serioze dhe se kishte një problem”.
“Kur u mbushën dy ditë në spital, nisa të bëhesha nervoz”, u shpreh Aguero.
Megjithatë, ish-futbollisti i Manchester City dhe Barcelonës kërkon të mos e dramatizojë situatën duke qenë ndërsa me shaka shprehet se tashmë ka të vendosur një çip, i cili në momentin që zemra nis t’i rrahë në mënyrë të çrregullt, e dërgon menjëherë te doktori. /Telegrafi/