Landi i “West Side Family” është një ndër konkurentët në “Dancing with the Stars”.
Ai në emisionin Thumb me Aulonën dhe Fatmën ka folur për pjesëmarrjen në këtë spektakël.
Këngëtari është pyetur sesi po shkon gara në “Dancing with the Stars” por pëgjigjia e tij ka qenë befasuese deri diku.
“Jam shumë i lumtur që po kërcej me Lorin, jam i orientuar e i qetë si mbaj mend korografitë. Shumë njerëz që më shohin në Tv thonë ka shumë muskuj si ka mundesi e nga ana tjetër ngelen të befasuar kur i bëj me zhdërvjellësi numrat e korografinë. Po mundohem të shkrihem fare që ti thjeshtoj punën jurisë e ti nxij jetën kolegëve”, ka rrëfyer Landi.
Më tej ai ka treguar që do të punojë fort për të qenë fituesi i spektaklit.
Më parë pjesë e “Dancing with the Stars” kanë qenë edhe emra të njohur të estradës ndërsa edicioni i këtij viti pritet të jetë tejet interesant. /Blitz/