Telegrafi

Landi i WSF dhe “SD Albania” hedhin në treg çorapet me ngjyra, mbledhin të ardhura për fëmijët në nevojë (Foto)

Roland Hysi, i njohur për të gjithë si Landi i “WSF”, viteve të fundit nuk ka qenë edhe shumë aktiv në muzikë.

Megjithatë ai është i përkushtuar në biznesin tjetër të tij, i cili është palestra, pasi tash e një kohë ushtron profesionin e trajner-fitnesit.

Ndërkohë, ai është shumë aktiv në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra fansa.

Së fundmi, Landi ka treguar se është bërë pjesë e një iniciative shumë interesante, e cila ndihmon mbledhjen e të hollave për fëmijët me sindromë Down.

Lexo po ashtu Landi i WSF zbulon skandalin e tij, frekuenton “sexy shopet” e femrave (Foto)

Ai bashkë me grupin e “Down Sindrome Albania” kanë hedhur në treg çorape të lezetshme me ngjyra, të ardhurat e të cilave shkojnë të gjitha në ndihmë të fëmijëve në nevojë.

Landi ka bërë thirrje të vazhdueshme nëpër rrjetet sociale që të blejnë sa më shumë çorape të tilla, për të ndihmuar një person që vërtet ka nevojë. /Telegrafi/