Këngëtar Roland Hysi, i njohur për publikun si Landi i grupit “West Side Family”, tash e sa vite shijon një lidhje të gjatë.
Ai nuk ka dhënë asnjëherë shumë detaje mbi jetën e tij private, megjithatë ka bërë së fundmi të ditur se nga kjo romancë disa vjeçare do të gëzojë një epitet të ri.
Landi do të bëhet së shpejti baba për herë të parë.
Këtë lajm, ai e ka konfirmuar përgjatë një interviste në emisionin “Thumb”.
I njëjti përveç muzikës, merret edhe me palestër, dhe ka një qendër fitnesi në Tiranë.
Ai gjithashtu është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat është shpesh aktiv. /Telegrafi/