Grupi “West Side Family” ka qenë një prej grupeve më të dashura të publikut shqiptar.
Landi Hysi, Dr.Flori dhe Armir Shahini sollën shumë këngë të bukura ndër vite, të cilat u kthyen në hite të pavdekshme.
Dr.Flori nuk gjendet më, ndërsa mallin për të e ndjejnë më së shumti miqtë e tij të afërt të grupit.
Ka qenë Landi Hysi, ai i cili ka publikuar së fundmi një fotografi të rrallë të grupit në llogarinë personale në Instagram.
Në foto, ata shfaqen së bashku në prapaskenën e festivalit “Kënga Magjike” në vitin 2002.
WSF në atë kohë konkurronin në festival me këngën “Mesazho”, nga ku edhe kishin dalë të shpërblyer me një çmim. /Telegrafi/