Land Rover ka lansuar videon e parë të modelit të ri “Discovery Sport”. Makina është e bazuar në konceptin “Discovery Vision” nga salloni i automobilave “Motor Show”, të mbajtur në New York, në prill të këtij viti.
Disa muaj pasi u shfaq koncepti, nga i cili do të lindte një makinë e re familjare “Discovery”, Land Rover më 3 shtator do të paraqes modelin e parë nga kjo familje, “Discovery Sport”.
Automjeti do të jetë elegant, sipas konceptit “Discovery Vision” dhe do të ketë një konfigurim prej shtatë ulësesh: 2+3+2
Video nuk zbulon shumë, por tregon se Land Rover po planifikon të modernizojë ndjeshëm gamën e saj. /Telegafi/