Veturës i është kthyer dukja mbresëlënëse, të cilën e kishte humbur gjatë disa dekadave
Pas tri vite pritje, më në fund është prezantuar Land Roverd Defender i ri, që është një model për të gjitha terrenet, me teknologji të lartë dhe stil të këndshëm, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, nuk duhet harruar as modelet që janë prezantuar më parë, të cilët ishin shumë moderne për kohën dhe ofron mundësi të zhvillimit të veturave në tërësi. Në mesin e tyre është edhe ky Land Rover Defender, që për herë të parë u prezantua më 1949 në Amsterdam Motor Show.
I shitur për një pronar të panjohur, makina ka qarkulluar në rrugë deri më 1960, kur është zhdikur përgjithmonë. Deri më tani, kur kanë kaluar më se shtatë dekada dhe u gjet në një garazh në Solihull të Britanisë së Madhe.
Në mënyrë që të ngjajë sa më shumë me formën kur është prodhuar para 70 vitesh, i është ruajtur konfigurimi i ngasjes në anën e majtë, sistemi i frenimit dhe kontrolli i vozitjes me të gjitha rrotat.
Derisa pjesa e përparme dhe më e rëndësishme e makinës ishte më e ruajtur, më shumë punë është bërë në pjesën e prapme ku ishte dëmtuar në masë të madhe. Me t’i vënë një motor që përshtate me këtë Defender, inxhinierët e Land Rover pretendojnë se do të vozitet sikur dikur.
Kjo makinë e restauruar në tërësi, do të shfaqet në organizime të ndryshme, derisa të përfundojë në muzeun e Land Rover, ku të gjithë mund të shohin nga afër dhe shumë më mirë. /Telegrafi/