Për çdo prodhues automobilash, është themelore të ketë një arkitekturë të përshtatshme për shumë modele
Nëse prodhuesit e makinave duan të mos kenë shumë shpenzime, atëherë duhet të krijojnë një arkitekturë të përshtatshme, që mund të përdoret te variante të ndryshme modelesh, transmeton Telegrafi.
Volvo e ka një njëjtin eksterier, që e përdor te shtatë modele, ndërsa Audi dhe Volkswagen deri më tani kanë vepruar kështu në një numër më të vogël makinash.
Idenë e njëjtë po e përdorë edhe Land Rover, ndërsa pritet ta vë në funksion në modelin e ri Defender. Ky SUV do të shërbejë si testues i vazhdueshëm, pasi arkitektura e tij do të shërbejë si bazë për ndryshimet e mëdha që do bëhen në të ardhmen.
Për momentin, Land Rover i ka gjashtë platforma veturash, që i ka përshtatur në disa prej makinave të lasnuara ndër vite.
Përderisa është duke investuar miliona euro për një platformë të re arkitekture, ajo pritet të përdoret në së paku tri modelet e reja që do të lansohen brenda katër vitesh që vijnë.
Elementet e parë të kësaj platforme, pritet t’i shohim në fillim të 2020-ës, kur edhe pritet të prezantohet Defender i ri. /Telegrafi/