Site icon Telegrafi

Lana Del Rey tërhiqet nga festivali muzikor izraelit

Lana Del Rey (Foto: Twitter/Lana Del Rey)

Dhjetëra artistë të huaj, përfshirë edhe Lana Del Reyn, janë tërhequr në momentet e fundit nga festivali muzikor izraelit, “Meteor”, për shkak të një fushate ndërkombëtare për bojkot që udhëhiqet nga palestinezët.

Tërheqja e ka godit skenën muzikore izraelite dhe e ka shndërruar festivalin në një betejë ndërmjet Izraelit dhe lëvizjet për bojkot, megjithëse Lana ka përmendur tjera arsye për mospjesmarrjen e saj.

https://twitter.com/LanaDelRey/status/1035574753002569734

Organizuesit e bojkotit kanë thënë se kanë arritur sukses dhe se kjo është dëshmi e kundërshtimit të politikës së Qeverisë izraelite ndaj palestinezëve.

Fushata e bojkotit që daton nga viti 2005 është thirrje për të tërhequr investimet dhe sanksionimin e kompanive izraelit, institucioneve kulturore dhe universiteteve.

Lexo po ashtu Lajmet për Lana Del Rey

Aktivistët kërkojnë t’i jepet fund okupimit të territorit të përvetësuar në luftën e vitit 1967, si edhe të ndalet diskriminimi ndaj palestinezëve.

https://twitter.com/LanaDelRey/status/1031269354703220736

Përveç kësaj, ata kërkojnë kthimin e miliona refugjatëve palestinezë dhe pasardhësve të tyre në shtëpitë e paraardhësve, nga ku u arratisën ose u dëbuan gjatë luftës e cila shpërtheu pas krijimit të Izraelit në vitin 1948.

Edhe aktorja amerikane, Natalie Portman, e cila ka lindur në Izrael dhe këngëtarja Lord, janë tërhequr nga pjesëmarrja në aktivitete në këtë shtet, ndërsa tashmë iu është bashkuar edhe Lana Del Rey. /Telegrafi/

Exit mobile version