Site icon Telegrafi

Lamtumirë Letterman nga “Late Show” pas 33 vitesh

Moderatori i njohur amerikan, David Letterman, i ka dhënë fund edhe emisionit të fundit të “Late Show”, pasi e udhëhoqi atë 33 vjet të jetës së tij.

Emisioni i tij i fundit, ka zgjatur 15 minuta më shumë pasi shfrytëzoi rastin të falënderonte të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

Letterman është një nga figurave më të njohura të televizionit në SHBA dhe mban rekord për periudhën që ka kaluar në televizion me një emision, transmeton Koha.net.

Moderatori 68- vjeçar, e pati nisur karrierën e tij, më 1978, duke i udhëhequr më tepër se 6 mijë emisione të mbrëmjes.

Programet e tij i kanë marrë 11 çmime “Emmy”. Në muajin shtator atë do ta zëvendësojë moderatori Stephen Colbert. /Telegrafi/

Exit mobile version