Telegrafi

“Lamtumirë Gurbet”, kënga më e re nga Mahmut Ferati

“Lamtumirë Gurbet”, është titulli i projektit të ri të këngëtarit të mirënjohur shqiptar, Mahmut Ferati.

Këngën e ka shoqëruar edhe me videoklip, ndërsa këtë herë artisti i muzikës popullore i ka kënduar gurbetqarëve.

Përpunimin e kësaj kënge e ka bërë vet këngëtari, kurse për orkestrimin është përkujdesur AL – Sound.

Mahmut Ferati (Foto: YouTube)

Përveç në platformën YouTube, kënga tashmë u lansua edhe në Spotify, Deezer, iTunes dhe Amazon.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ferati është që një kohë të gjatë në skenën muzikore, duke sjellë projekte e bashkëpunime të shumta.

“Loti në faqe”, “Shko”, “Thuaj”, “A ke zemër”, “Ka çel trëndafili”, “Netët pa babain”, “Më mungon”, “Mos më kërko”, “Gurbetqar”, janë disa nga projektet më të njohura të Mahmut Feratit. /Telegrafi/