Telegrafi

Lamtumira e fundit e Daniel Craig nga James Bondi

(Foto: Getty Images/Guliver/Instagram/007)

Daniel Craig i ka thënë lamtumirë James Bondit për të fundit herë, pasi kanë përfunduar xhirimet e filmit të ri për agjentin sekret, “No Time To Die”.

Në njërën prej fotografive të publikuara në faqen zyrtare të ‘007’ në Instagram, aktori ka pozuar përkrah regjisorit Cary Fukunaga.

Fotografitë që duket të jenë realizuar në Pinewood Studios shoqërohen me përshkrimin e përfundimit të xhirimeve dhe njoftojnë se filmin mund ta shikojnë në kinema nga prilli i vitit 2020.

Craig, i cili e ka luajtur rolin ikonik plot pesë herë, ka njoftuar shumë kohë më parë se kjo do të jetë hera e fundit që ai do të vijë në rolin e James Bondit, në filmin i cili është i 25-ti me radhë për ‘007’.

Lexo po ashtu Për filmin e 25-të të James Bondit janë xhiruar tri versione të ndryshme të përfundimit

Në ndërkohë, është bërë e ditur se tashmë janë xhiruar tri përfundime të ndryshme të filmit dhe regjisori do të vendosë cilin do ta zgjedhë, ndërsa madje as Daniel nuk e di përfundimin e saktë. /Telegrafi/