Aaron Ramsey nuk ka mundur të përmbahej gjatë përshëndetjes me tifozët e Arsenalit në ndeshjen e fundit të zhvilluar para tifozëve në Emirates Stadium.
Mesfushori uellsian do të luajë te Juventusi nga sezoni i ardhshëm duke i dhënë fund qëndrimit 11-vjeçar te Topçinjtë.
Për shkak të lëndimit, ai nuk ka mundur të luajë në ndeshjen e fundit të Ligës Premier në shtëpi, porse ai ishte i pranishëm në sfidën ndaj Brightonit që u mbyll baras (1-1).
“Është shumë emocionale. Ka qenë një aventurë e jashtëzakonshme. 11 vite të jetës sime. Shumë gjëra kanë ndodhur. Është e vështirë, kuptohet nga zëri im. Jam falënderues për mundësinë që më është dhënë këtu”.
“Kam kaluar 11 vite këtu. Erdha si 17 vjeçar, një djalë dhe tash po shkoj si burrë. Kam pasur shumë ngritje, kanë qenë edhe disa rënie. Por, ata (tifozët) kanë qëndruar me mua, prandaj jam falënderues”, ka thënë Ramsey, i cili nuk i ka mbajtur lotët. /Telegrafi/
😢 A tearful Aaron Ramsey waves goodbye to the Emirates Stadium!
"A player of his quality shouldn't be leaving."
How do @Arsenal replace him? 🏴
Watch live on Sky Sports Premier League or follow in-game clips and highlights here: https://t.co/ae9dwtS6hh pic.twitter.com/r8wTyZctVY
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) May 5, 2019