Frank Lampard është takuar me Roman Abramovichin në jahtin e tij për të biseduar rreth angazhimit si trajner i Chelseat për sezonin 2019/20.
Trajneri anglez që aktualisht drejton Derby Countyn është duke i kaluar pushimet në Francë, derisa jahti i manjatit rus ka zbarkuar në brigjet e St Tropez.
Largimi i Maurizio Sarrit në drejtim të Juventusit në fundjavën e kaluar, ka bërë që të hapet mundësia që Lampard ta marrë drejtimin e skuadrës së Chelseat.
Nëse klubi nga Londra vendos që ta angazhojë legjendën e tyre si trajner, atëherë do t’i paguajnë rreth një milion euro Derby Countyt për ta liruar atë nga kontrata.
Nuk ka shumë kohë që Lampard ka rinovuar kontratën me skuadrën nga Championshipi, andaj Chelseat do i duhet të paguajë dëmshpërblimin.
Legjenda e skuadrës londineze është ende golashënuesi më i mirë i klubit, me 211 gola, ndërsa ka fituar 13 trofe. /Telegrafi/