Frank Lampard është afër të rikthehet në Londër, tek ish-skuadra e tij Chelsea.
Përderisa ka bërë histori me klubin bardhekaltër, Lampard tani është gati të rikthehet në Stamford Bridge, por në rolin e trajnerit.
Mediat angleze e kanë cilësuar si fakt të kryer që ish-mesfushori anglez do ta marrë drejtimin e Chelseat.
Mirëpo Lampard ka kërkuar që në staf t’i ketë disa nga ish-bashkëlojtarë të tij.
Jody Morris do të jetë ndihmëstrajneri i parë te Chelsea, pasi Lampard ka punuar me të deri më tani te Derby County.
Tek Chelsea pritet të vij edhe Didier Drogba në rolin e trajnerit të sulmuesve, ndërsa do të ketë vend edhe për Claude Makelelen që sapo është larguar nga skuadra belge Eupen.
Ndërkohë trajneri i ri i portierëve do të jetë ish-portieri i famshëm irlandez Shay Given.
Chelsea pritet që ta zyrtarizojë Lampardin gjatë javës së ardhshme, pasi duket se palët tanimë kanë arritur marrëveshje. /Telegrafi/