Frank Lampard i është drejtuar Chelseat me një letër tejet emocionale.
Trajneri anglez u shkarkua nga klubi sot (25 janar) pas rezultateve të dobëta, mirëpo dashuria e tij për blutë mbetet e njëjta.
Lampard ka falënderuar klubin, stafin, lojtarët dhe tifozët për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë periudhës si trajner i skuadrës.
“Ka qenë privilegj i madh dhe nder të menaxhojë Chelsean, klub që ka qenë pjesë e madhe e imja për një kohë të gjatë”, fillon letra e anglezit.
“Së pari dua të falënderoj tifozët për mbështetjen e madhe që kam pranuar në 18 muajt e fundit. Shpresoj se e dinë çfarë nënkupton për mua”.
“Jam krenar për arritjet që kemi bërë dhe jam krenar për lojtarët e akademisë që ia dolën në ekipin e parë dhe u paraqitën shumë mirë. Janë e ardhmja e klubit”.
“Jam i zhgënjyer që nuk kisha kohë këtë sezon të sjellë klubin përpara dhe në vendin që i takon”.
“Dua të falënderoj Abramovich, bordin, lojtarët, trajnerët dhe të gjithë në klub për punën dhe dedikimin, sidomos në kohë sfiduese”.
“I uroj klubi suksese në të ardhmen”, përfundon letra lamtumirëse. /Telegrafi/