Frank Lampard është deklaruar për fitoren 2-1 të Chelseat ndaj rivalit lokal Arsenalit.
The Blues fituan me përmbysje në udhëtim te The Gunners në kuadër të javës së 20-të në Ligën Premier.
Trajneri i skuadrës londineze tha se ata fituan ndaj Arsenalit shkaku i shpirtit dhe dëshirës së madhe për t’i marrë tri pikë dhe jo taktika.
“Ne ishin shumë të dobët në 30 minutat e parë, të ngadalshëm, nervoz, më ndryshe nga ajo çfarë bëmë ndaj Tottenhamit”, ka thënë ai për BBC Sport.
“Ne i dhamë Arsenalit çdo gjë që ata donin. E bëmë zëvendësimin më herët, pasi e ndjeja se duhej bërë. Në pjesën e dytë dominuam”.
“Pjesa e dytë nuk kishte të bënte me taktikën, por me dëshirën për t’i marrë tri pikë dhe shpirti i skuadrës”, ka thënë më tej Lampard.
Chelsea arriti që brenda pak ditësh të marrë një fitore ndaj dy rivalëve nga qytetit, derisa po vazhdon të jetë në top katërshe me 34 pikë. /Telegrafi/