Frank Lampard është deklaruar pas humbjes turpëruese që pësoi në debutimin e tij si trajner në Ligën Premier ndaj Manchester Unitedit.
Djajtë e Kuq e mposhtën Chelsean 4-0 në Old Trafford me dy golat e shënuar nga Marcus Rashford, Anthony Martial dhe Daniel James, për t’i marrë tri pikët e para për sezonin 2019/20.
Trajneri i The Blues ka thënë pas ndeshjes se atyre u mungojnë lojtarë të kalibrit të lartë, por nuk dëshiron të justifikohet për humbjen e pësuar.
“Neve na mungojnë lojtarë ndërkombëtar dhe të kalibrit të lartë, por kjo nuk mund ta justifikojë humbjen që pësuam”, ka thënë Lampard në një intervistë për Sky Sports.
“Skuadra që ishte e vendosur në fushë pritej që t’i bënte ballë një skuadre me më shumë përvojë, por ne bëmë gabimet tona dhe ana tjetër i përdori mjaftë mirë ato”, ka shtuar më tej trajneri i skuadrës nga veriu i Londrës.
United, Manchester City, Liverpool, Arsenal dhe Tottenham Hotspur, tashmë kanë fituar tri pikët e para, derisa Chelsea do të tentojnë në xhiron e dytë në përballjen ndaj Leicesterit. /Telegrafi/