Telegrafi

Lampard pas eliminimit: Gabimet individuale na kushtuan, mendoj se luajtëm mirë ndaj një ekipi me përvojë si Bayerni

Frank Lampard ka folur pas humbjes dhe eliminimit nga Bayern Munichu në fazën e 1/8-tës së Ligës së Kampionëve.

Chelsea u mposht me rezultat 4-1 në ndeshjen kthyese të zhvilluar në Allianz Stadium, ndërsa u eliminuan me rezultat të përgjithshëm 7-1.

Megjithatë, trajneri i Bluve, Lampard ka thënë se nuk është befasi e madhe humbja nga një ekip me përvojë të madhe në këtë garë.

Lexo po ashtu Bayerni demolon Chelsean edhe në ndeshjen kthyese, Bavarezët kalojnë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

“Mendoj se kemi bërë mirë. Është e vështirë të thuhet pas një humbjeje 4-1 pasi i unë padyshim nuk jam i kënaqur me rezultatin”, ka thënë fillimisht Lampard pas ndeshjes.

“Mendoj se treguam rezistencë, por ne patëm gabime individuale që u dhuruan atyre gola”.

Lexo po ashtu Bayern Munich 4-1 Chelsea, notat e lojtarëve

“Ishte një stërvitje e mirë për ne që luajtën kundër Bayernit dhe përvojës së tyre në Ligën e Kampionëve, pasi ne kemi shumë lojtarë që e kanë sezonin e tyre debutues në këtë garë”, përfundoi trajneri i Bluve.

Ndryshe, Bayerni në çerekfinale do të takohet me Barcelonën. /Telegrafi/