Telegrafi

Lampard konfirmon se Chelsea është e interesuar në Cavanin: Më pëlqen mentaliteti i tij

Frank Lampard ka konfirmuar se Chelsea do të tentojë të transferojë Edinson Cavanin nga Paris Saint-Germain.

Trajneri i The Blues është pyetur në një konferencë për media se a janë të interesuar në transferimin e uruguaianit, e që anglezi dha përgjigje pozitive.

Lampard deklaroi se i pëlqen mentaliteti i Cavanit, derisa PSG-ja bëri të ditur se lojtari ka kërkuar largimin nga skuadra.

“Ai është një lojtar i mrekullueshëm, kam luajtur kundër tij dhe gjithmonë më ka pëlqyer mentaliteti dhe qëndrimi i tij”, ka thënë ai.

“Rekordi i tij i golave flet për të. Nuk jam në dijeni për interesimin në të apo për situatën, por do të shohim”.

Lexo po ashtu Chelsea dhe Unitedi kontaktojnë Cavanin

“Ai është një lojtar me përvojë dhe ne kemi një skuadër të re, kështu që ai mund t’u ndihmojë shumë lojtarëve me përvojën e tij dhe ne jemi të interesuar që të transferojmë lojtarë me përvojë”, ka shtuar më tej Lampard.

Kampioni i Ligue 1 ka bërë të ditur se kërkon 30 milionë euro nga shitja e tij, gjera kontrata e tij skadon në qershor të këtij viti. /Telegrafi/