Frank Lampard ka folur në konferencë për media për lëndimin e Mason Mount dhe N’Golo Kantes para derbit me Liverpoolin që zhvillohet nesër (e diele).
Trajneri i Chelseat ka thënë se mesfushori anglez mund të inkuadrohet nga banka rezervë në përballjen me The Reds, mirëpo për francezin ka ende dyshime.
“Ai e ka një mundësi”, ka thënë Lampard. “Të gjithë e pamë atë ndërhyrje dhe menduam në fillim se ishte shumë serioze. Ne po tentojmë që ta rikthejmë atë. Ky është një vendim që duhet marrë sonte më vonë derisa kemi 24 orë nga ndeshja”.
“Kante? Unë pyes vetën se sa është i gatshëm ai. Nuk mund të siguroj asgjë në lidhje me lëndimin e tij pasi ai ka qenë i lënduar nga sezoni i kaluar dhe gjërat nuk duken mirë”.
“Më ka befasuar me lojën e tij në Super Kupë dhe të gjithë e dimë se sa i rëndësishëm është për ne. Nuk dua të rrezikoj me të”, ka shtuar më tej Lamps.
Chelsea do të jetë nikoqir i Liverpoolit në Stamford Bridge në ndeshjen që fillon në ora 17:30. /Telegrafi/