Telegrafi

Lampard me fjalë të mëdha për Silvan: Jemi të gëzuar që zgjodhi Chelsean

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, ka thënë që është i lumtur që Thiago Silva është bashkuar me Blutë e Londrës.

Sipas tij mbrojtësi brazilian është një lider dhe një lojtar që do të shtojë shumë kualitetin në mbrojtje.

“E njoh shumë mirë Thiago Silvan, ashtu si gjithë të tjerët që kanë parë futboll”.

Frank Lampard (Foto: Chelsea/Twitter)

“Thiago do të sjellë shumë eksperiencë, luan akoma në nivele maksimale, siç është parë në finalen e Ligës së Kampionëve dhe në ndeshje që ka luajtur gjatë gjithë sezonit”.

“Një lojtar si ai e kërkonim. Ai sjell eksperiencë, është një lider. Do të jetë shumë i rëndësishëm për ne. Kemi një skuadër të re dhe sezonin e kaluar kemi parë se ka pasur disa ndeshje, ku na duhej diçka më shumë në aspektin e lidershipit”.

Thiago Silva, lojtar i Chelseat (Foto: Chelsea/Twitter)

“Në këtë aspekt, Thiago Silva sjell të gjitha këto. Mund të komandojë fushën dhe mund të ndikojë te të tjerët”.

“Mendoj se mund të na japë atë për të cilën kishim nevojë, madje, jam i sigurt se do ta bëjë. Jam me të vërtetë i gëzuar që ka ardhur te Chelsea”, ka thënë Lampard. /Telegrafi/